LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i derbit të Ligës Premier: Liverpool vs Arsenal

Formacioni i mundshëm i derbit të Ligës Premier: Liverpool vs Arsenal

Ndeshja kryesor e xhiros së tretë në Ligën Premier do të jetë ajo në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit që zhvillohet në “Anfield Road” nga ora 18:30.

Dy skuadrat angleze janë të vetmet që kanë grumbulluar nga gjashtë pikë pas xhiros së dytë, ndërsa sot (e shtune) pritet që të vendoset lideri i ri i ligës.


Skuadra e Jurgen Kloppit në dy xhirot e kaluar e ka mposhtur Norwichin dhe Southamptonin, ndërsa Gunners kanë pasur punë me skuadrat si Newcastle dhe Burnley.

The Reds dhe Arsenali do t’i kërkojnë tri pikë në këtë përballje, mirëpo si favorit në letër shihet kampioni i gjashtëfishtë evropian.

Kështu mund të duket formacioni i mundshëm i dy skuadrave në ndeshjen kryesor të ligës që tashmë njihet si më e forta në Evropë. /Telegrafi/