LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase urdhërohen të largohen nga Severodonetsk

Forcat ukrainase urdhërohen të largohen nga Severodonetsk

Guvernatori i Luhanskut, Sergei Haidai njoftoi të premten herët në mëngjes se trupat ukrainase do të largohen nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Severodonetskut.

“Mbajtja e pozicioneve që janë shkatërruar pjesë-pjesë për disa muaj vetëm për të qëndruar atje nuk ka kuptim”, tha Haidai në një deklaratë për televizionin ukrainas.

Ai ka arsyetuar këtë veprim të qeverisë se 90 për qind e qytetit është dëmtuar apo shkatërruar, raporton theguardian.

“Fatkeqësisht, do të na duhet të tërheqim trupat tona nga Veriu i Donetskut, sepse qëndrimi në pozicionet e shkatërruara nuk ka kuptim, numri i të vdekurve po rritet”, ka shkruar Haidai.

Severodonetsk është një qytet në Ukrainën lindore dhe një nga bastionet e fundit të Ukrainës në rajonin e Luhanskut.

Rrëzohet një aeroplan transportues ushtarak rus, katër të vdekur
Lexo po ashtu Rrëzohet një aeroplan transportues ushtarak rus, katër të vdekur

Luftimet për qytetin kanë vazhduar prej disa muajsh dhe ushtria ukrainase u tërhoq në një pjesë të fabrikës Azot dhe i rezistoi agresorit.

Vendi tjetër i luftimeve të ashpra ka shumë të ngjarë të jetë qyteti i Lisichansk, i cili ndahet nga Donetsk i Veriut vetëm nga një lumë. Të gjitha urat që lidhin këto dy qytete mbi lumë u shkatërruan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori