LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase ngritin flamurin e vendit në qytetin e Lymanit

Forcat ukrainase ngritin flamurin e vendit në qytetin e Lymanit

Forcat e armatosura ukrainase ngrenë flamurin e vendit përpara shenjës së hyrjes në qytetin e Lyman, ku Ukraina tha se kishte rrethuar mijëra trupa ruse më herët sot.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Serhiy Cherevatji tha se forcat ukrainase kishin rrethuar qytetin e Lymanit, i cili për muaj të tërë kishte shërbyer si një qendër logjistike dhe transporti për operacionet ruse në veri të rajonit.

Ai shton se në atë zonë kishte nga 5000 deri në 5500 ushtarë rusë, raporton theguardian.

“Disa janë dorëzuar. Kanë shumë të vrarë dhe të plagosur, por operacioni nuk ka përfunduar ende”, tha Cerevatji.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme udhëheqësi i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Denis Pushilin, tha se bastioni rus i Lymanit në veri të rajonit është “gjysmë i rrethuar” nga ushtria ukrainase dhe se lajmet nga fronti janë “alarmante”.

Ndryshe, Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet anëtarë të OKB-së që e njohin DPR-në si një qeveri legjitime. /Telegrafi/