Ushtarët ukrainas po vazhdojnë aksionet e tyre kundër sulmuese ndaj forcave ruse.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e minimit të një ure strategjike në lindje të Ukrainës, raporton theguardian.

Në fakt, luftëtarët e Gardës Kombëtare dhe Forcave të Sigurisë Speciale të Ukrainës hodhën në erë një urë në rajonin e Luhanskit.

Raportohet se në këtë formë është parandaluar një sulm nga pushtuesit rus në Severodonetsk dhe Lysychansk.

Ndryshe, sot forcat ukrainase kanë përdorur raketat britanike Brimstone, për të shkatërruar tanket ruse.

Pamje nga droni, momenti kur ukrainasit përdorin raketat britanike Brimstone për të hedhur në erë tanket ruse Pamje nga droni, momenti kur ukrainasit përdorin raketat britanike Brimstone për të hedhur në erë tanket ruse

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin dy raketa që godasin mjetet ushtarake ruse. /Telegrafi/