Site icon Telegrafi

Forcat speciale bastisin burgun e Idrizovës

Në burgun e Idrizovës sërish janë duke u kryer bastisje nga njësia speciale e MPB-së, ndërsa të burgosurit po protestojnë brenda.

Të gjitha hyrjet dhe daljet e repartit gjysmë të hapur dhe të hapur, pra pjesës së re të burgut janë bllokuar nga specialistët, njofton “Makfax”.

Sipas informacioneve jozyrtare, aty strehohen të dënuar të cilët kanë qenë pjesë e një grupi droge problematik për administratën. Ata u transferuan atje pak kohë më parë.

Aksioni është i koordinuar me administratën e burgut.

Ky veprim vjen pasi katër makina u dogjën brenda gjashtë muajve. Ndër rastet e fundit ishte djegia e veturës së zëvendësdrejtorit të “Idrizovës”.

Exit mobile version