LAJMI I FUNDIT:

Forcat e reja ushtarake ruse po mobilizohen me armë të ndryshkura

Forcat e reja ushtarake ruse po mobilizohen me armë të ndryshkura

Në videot që shfaqen në rrjetet sociale, ushtarët që i bashkohen ushtrisë ruse pas mobilizimit “të pjesshëm” të Putinit janë të indinjuar nga gjendja e pajisjeve që marrin.

Një nga pamjet tregon një pushkë sulmi kallashnikov në një gjendje plotësisht të gërryer, ndoshta të ruajtur gjatë Luftës së Ftohtë.


Edhe para mobilizimit, ushtria ruse kishte probleme me furnizimet e duhura, dhe tanket e vjetëruara T-55 u dërguan së fundmi në fushën e betejës.

Kaos në rekrutimin në Omsk, përleshje masive mes rusëve
Lexo po ashtu Kaos në rekrutimin në Omsk, përleshje masive mes rusëve

Kjo me siguri do të rrisë edhe më shumë pakënaqësitë që mbretërojnë në radhët e forcave të sapomobilizuara.

Pyetja është se si do të jenë në gjendje t’i kundërvihen ushtrisë ukrainase, e cila po pajiset më mirë dhe po përgatitet logjistikisht për t’i rezistuar sulmeve ruse çdo ditë.

Kujtojmë se vendimi i Putinit për mobilizim “të pjesshëm” u pasua me protesta në shumë qytete ruse dhe gjithnjë e më shumë po besojnë se ky vendim është një veprim i dëshpëruar i presidentit rus dhe një përpjekje për të rivendosur ekuilibrin në fushën e betejës në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Po kërkonte ndihmë para derës së një shtëpie, gruaja nga Oregoni rrëmbehet nga një burrë – policia arrin t’i lokalizojë dhe arrestojë sulmuesin

Amerika
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Kalo në kategori