Gazeta javove ‘Fokus’ i ka në dorë dokumentat që vërteton se një prej apartamenteve në ndërtesat e banimit në rrugën Kiro Krstevski – Platnik nr. 11, janë regjistruar tridhjetë njerëz të cilët janë në listën zgjedhore të vitit 2013 e deri më sot, që do të thotë se ata mund të votojnë në tre cikle zgjedhore, transmeton Telegrafi.
Është interesant fakti se pronari i këtij apartamenti është Dimçe Jovanovski, vëllai i deputetit nga koalicioni qeverisës, Vlladanka Aviroviq.
Ata argumentojnë se nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qenë të vetëdijshëm se dikush ka shkruar kaq shumë njerëz në këtë adresë, po pastaj vijon pyetja se kush i ka dhënë këto dokumente?
Tekstin e plotë të Vllatko Stojanovskit mund ta lexoni në numrin e ri të së përjavshmes “Focus”. /Telegrafi/