Moderatorja Floriana Garo është shpërngulur zyrtarisht nga Shqipëria dhe ka shkuar të jetojë në Zvicër.
Pak muaj më parë, bukuroshja u fejua me partnerin e saj, Enis Daci, ndërsa zyrtarizimi i lidhjes me të bëri që të shkëputej nga ekrani dhe të shkonte të jetojë me të fejuarin.
Ditë më parë, ajo i ka përditësuar të dhënat e saj në rrjetet sociale, duke treguar se ndodhet në Zvicër, shkruan noa.al.
Pasi e kaloi një vit e gjysmë në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, pas fejesës vendosi të lërë ekranin dhe Shqipërinë, për të nisur një jetë të re me Enisin.
Në fotografitë e publikuara, Floriana duket e lumtur me vendimin e marrë, ndërsa pritet të shihet se si do vijojë më tej karriera e saj.