Qe një kohë të gjatë qarkullojnë zëra se Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, por edhe të dashur. Bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë mes tyre është parë gjithmonë më dyshim.
Megjithatë, kjo nuk është pranuar kurrë nga asnjëri prej tyre. Pas gjithë kësaj kohe, Flori më në fund e ka thyer heshtjen, duke thënë se mes tij dhe Elvanës ka vetëm miqësi dhe se miq do të mbeten gjithmonë.
“Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë”.
“Spekulimet mbi Elvanën janë një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë. Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë. Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i padashuruar”, citon Shekulli fjalët e Florit.