Site icon Telegrafi

Floktari i njohur ka zbuluar gabimin më të madh për shkak të të cilit gratë duken dhjetë vjet më të moshuara

Nuk e ka fajin vetëm grimi. Një gjë që shumë gra anashkalojnë

Nëse keni bërë një prerje të gabuar të flokëve, po bëni një gabim kardinal dhe e dini se mund të dukeni shumë më e vjetër nëse zgjidhni një model flokësh të keq.

Megjithatë, zgjedhja e ngjyrës së gabuar të flokëve mund t’i shtojë vetëm vite moshës tuaj, por jo për arsyen që ndoshta keni menduar.

Floktari i njohur Luke Benson ka zbuluar që gratë vazhdimisht bëjnë gabim me balluket e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas këtij profesionisti, ato shpesh i ngjyrosin flokët me të njëjtën ngjyrë sikur kanë qenë të reja – mirëpo kjo gjë shpesh është gabuar.

Edhe pse mbase jeni dukur bukur para shumë vitesh, pasi që teni me kalimin e viteve ndryshon, ngjyra e njëjtë nuk duhet përherë njësoj.

Benson ka sugjeruar:

– Shikoni lëkurën tuaj, sepse ngjyra e saj është çelësi për zgjedhjen e nuancës së re. Mbase kjo nuk është patjetër të jetë një ndryshim i madh, por gjithmonë ia vlen të këshilloheni me floktarin tuaj para se të vendosni cilën nuancë ta zgjidhni.

Benson thotë: “Ngjyra tepër e çelët e flokëve mund të bëjë që të dukeni më e zbehtë, por lëkura tepër e errët mund të bëjë që lëkura juaj të duket më e moshuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version