Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, ka tash e sa kohë që është zhvendosur në New York për të jetuar.
Ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Krelani ka publikuar një fotografi për fansat e saj në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive me një veshje të hapur te pjesa e gjoksit.
Ajo vuri në pah një pjesë të gjoksit të saj, me veshjen e hapur te pjesa e dekoltesë.
Me flokët e zgjatura dhe një maskë një kokë, Flaka e bëri gjithmonë e më mistike pamjen e saj, e cila u komentua në masë të madhe nga ndjekësit.
Këngëtarja nga Gjakova ka shkuar në ShBA për të ndjekur ëndrrën amerikane, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse mendon shumë shpejt të sjellë një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/