Para pak ditëve këngëtarja Fjolla Morina, solli projektin e ri muzikor të titulluar “Naçe naçe”, në bashkëpunim me Beraton.
Kënga u mirëprit nga publiku, derisa ajo që gjithnjë tërheq vëmendje është dukja e artistes tonë shqiptare.
Ajo u shfaq mjaft e veçantë në videoklipin e ri, ku në njërën prej skenave mbante në duar një gjarpër.
Së fundmi, Fjolla ka hedhur një video në llogarinë e saj personale, Instagram nga prapskenat e xhirimeve të këtij klipi.
“A po don, me ty e kam me ty”, ka shkruar ajo krahas videos, kur edhe po këndonte projektin e saj të njohur “FB”.
Ndryshe, këngëtarja 33-vjeçare ishte temë diskutimi këtë kohë për shkak të një prej paraqitjeve të fundit të saj në Skenderaj, për të cilën mori kritika të shumta nga publiku. /Telegrafi/