Site icon Telegrafi

Fjolla Morina uron Shën Valentinin me një fotografi erotike (Foto, +18)

Fjolla Morina shfaqet topless. Foto nga Instagram.

Këngëtarja Fjolla Morina duket ta ketë festuar në një mënyrë shumë të veçantë festën e Shën Valentinit.

Ndonëse tash e një kohë ajo është beqare dhe nuk ka treguar nëse ka filluar një lidhje të re, ajo vendosi që t’iu urojë ndjekësve të saj këtë festë përmes një fotografie erotike të publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu "Humbja e moralit është dy herë vdekje" thotë Fjolla Morina (Foto)

Kësaj here ajo shfaqet joshëse në një vaskë me petale trëndafilash, teksa mbulon me duar gjoksin, dhe nuk zbulon pjesët intime.

“Gëzuar ditën e Shën Valentinit”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, e cila ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Përndryshe, Fjolla ka treguar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, për të cilin ka filluar punimet. /Telegrafi/.

Exit mobile version