Fjolla Morina ka realizuar një sesion mjaft provokativ fotografik.
Këngëtarja po realizon një projekt të ri dhe shumë shpejt ajo pritet të sjellë risi.
E në paraprirje të projektit të ri muzikor, këngëtarja ka sjellë një fotosesion ku duket tejet seksi.
Në të të zezë e me transparencë, e flokë të lëshuara, Fjolla tregon pse është prej këngëtareve më joshëse.
Fjolla së fundmi është ‘single’ e pa të dashur, por shumë u përfol për jetën private pas ndarjes nga ish i dashuri.
Këngëtarja do të publikojë së shpejti projekt me këngëtarin e ri Muma, me të cilin po ashtu ka provokuar.
Fjolla ka marrë një çmim në Zhurma Shoë, duke kurorëzuar punën e saj gjatë këtij viti. /Telegrafi/