Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është duke kaluar disa ditë të mira së fundmi në kryeqytetin francez.
Ajo publikoi ditën e mërkurë disa fotografi, ku tregoi se bashkë me vajzën e saj vizituan “Disney Land”.
Ndërkohë, Fjolla po i shijon në maksimum ditët e qëndrimit në Paris, ndëtsa publikoi së fundmi edhe disa fotografi të tjera.
E veshur në të zeza dhe me kapele damash në kokë, këngëtarja është dukur tejet atraktive në imazhet e fundit.
“Kur ti je e ngecur në trafik dhe e lë veturën atje dhe shkoj për të bërë fotografi”, ka shkruar Morina në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta gjatë verës ka qenë shumë aktive me projekte muzikore e koncerte, gjersa duket se gjatë vjeshtës ka vendosur të shijojë disa ditë të mira pushimi. /Telegrafi/