Site icon Telegrafi

Fjolla Morina krenare me të bijën, publikon një fotografi teksa e përcolli në mbrëmjen e maturës

Këngëtarja Fjolla Morina gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe në rrjete sociale, madje janë aluduar edhe shumë gjëra për jetën e saj private. 

Ajo së fundmi ka ndarë një imazh të së bijës në rrjete sociale, të cilës i uron mbrëmjen e maturës.

Me lirimin e masave ndaj coronavirusit, kanë filluar të lejohen edhe mbrëmjet e maturës e po ashtu edhe shumë aktivitete të tjera.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Edhe vajza e artistes së njohur po ashtu ishte bërë gati që të festonte përfundimin e shkollës pas një viti me sfida të mëdha marrë parasysh situatën me COVID-19.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fjolla Morina

“Kukulla e mamit”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

Fjolla ndërkaq është nënë e dy vajzave me partnerë të ndryshëm.

E njëjta këtë vit është martuar me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Sylën. /Telegrafi/

Exit mobile version