Këngëtarja Fjolla Morina pas angazhimeve të shumta gjatë verës, ka vendosur që t’i japë vetes pak pushim.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka treguar se ndodhet në Brezovicë bashkë me vajzat e saj, duke shijuar klimën e freskët që të ofron kjo zonë.
Në një video që këngëtarja ka publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e vajzës së saj të vogël Alayah, të cilën është duke e mësuar dalëngadalë që të ecë.
Fjolla gjithashtu ka bërë të ditur edhe vilën luksoze në Brezovicë, ku është duke qëndruar këto ditë, por që më pas ka fshirë videon e publikuar, pa ndonjë arsye. /Telegrafi/