Site icon Telegrafi

Fjolla lanson “Vet ke met” që është një tregim dashurie (Video)

Fjolla Morina ka publikuar këngën e re, të cilën e ka sjellë me videoklip para fansave të saj.

Kënga mban titullin “Vet ke met” dhe natyrisht që janë të pranishme skenat ‘ngacmuese’, me fizikun e këngëtares në plan të parë.

Fjolla ka treguar se për këtë këngë ka bashkëpunuar e Cricketin, ndërsa tekstin e kanë shkruar Filloreta me Elinelin.

“Është këngë pak më ndryshe nga tjerat që i kam realizuar deri sot. Është më e ngadalshme më ‘chill’, është një tregim dashurie”, ka deklaruar më herët këngëtarja.

Ajo madje ka thënë se “mund të jetë ndoshta një ngjarje e vërtetë”. “Ndoshta ka të bëjë edhe me jetën time”, ka rrëfyer ajo.

Ndryshe, pas këtij projekti, Fjolla do të vijë me një këngë tjetër më të përshtatshme për muajt e verës. /Telegrafi/

Exit mobile version