Site icon Telegrafi

Fjalimi i Kamala Harris u përqesh nga njerëzit në rrjete sociale për deklaratat e paqarta në shfaqjet e ‘Broadway’

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris ka rifituar vëmendjen pas një fjalimi në shfaqjen e Broadway-it “A Wonderful World: The Louis Armstrong Musical”, dhe performanca e saj u bë virale në platformën X.

Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, vizituan dy shfaqje në Broadway, duke përfshirë “A Wonderful World and Gypsy” dhe pasi publiku e përshëndeti shfaqjen me duartrokitje dhe ovacione në këmbë, Kamala mbajti një fjalim para anëtarëve të kastit dhe produksionit.

Gjegjësisht, gjatë fjalimit, ajo foli për rëndësinë e luftës për të drejta, duke përmendur se përballemi me rrezikun e humbjes së atyre të drejtave.

“Përparimi i një kombi ka qenë gjithmonë i lidhur me zgjerimin e të drejtave, jo kufizimin e tyre”, tha ajo, duke shtuar se është e nevojshme të jemi “vigjilentë” në luftën për ruajtjen e këtyre të drejtave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kamala Harris

Edhe pse fjalimi i saj u pëlqye nga aktorët, shumë e përqeshën atë në rrjetet sociale për mënyrën e saj konfuze dhe të paqartë të të shprehurit.

Disa e krahasuan me një “teze të dehur” dhe kritikuan njerëzit që duartrokisnin, edhe pse nuk mendonin se ajo tha ndonjë gjë kuptimplotë.

Ky incident ka ngjallur edhe një herë komente për karrierën e saj politike, duke kujtuar humbjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur, pas tërheqjes së Joe Biden, ajo ishte kandidatja që nuk arriti të mposhtte Donald Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version