Site icon Telegrafi

“Fjala” e gabuar e Gëzim Kelmendit

Gëzim Kelmendi, së bashku më gjashtë burra të tjerë kanë hapure një parti të re, të quajtur “Fjala”. Këta shtatë burra në programin e tyre kanë futur pika që flasin veçanërisht për gratë. Sipas prezantimit nga vetë Gëzimi, kërkohet “që të ulët numri i orëve të punës për femrat në pesë orë dhe të paguhen njëjtë”. Këtë Gëzimi e lidh më faktin së ato duhet të bëjnë fëmije dhe të rrisin natalitetin.

Historikisht, sa herë që në këtë botë meshkujt kanë vendosur diçka për femrat, si në normat tradicionale ashtu edhe në ato fetare, kanë marrë vendime përulëse për gjininë femërore që ata gjithmonë e kanë konsideruar si më të dobët. Këta shtatë meshkuj që mendojnë se dinë për gratë dhe mund të vendosin për gratë, ato i shohin si objekt riprodhimi.

Gëzimi në fakt e ka mëndur që gjinia femërore të jete baza e orientimit të kërkesave të votave ti tij. Por, ka gabuar, se femrat në Kosovë çdo ditë e më shumë kanë ngritur zërin e tyre dhe kanë thyer ato norma tradicionale dhe fetare më përmbajtje shtypëse.

Kur Gëzimi thotë se femra duhet të punojnë pesë orë në ditë dhe të kujdeset për fëmijët, duket sikur nuk ia ka idenë së kujdesi për fëmijët i takon prindërve, si femrës ashtu edhe mashkullit.

Gëzimi përfaqëson mendësinë e disa shekujve më parë. Më e keqja në gjithë këtë është së Gëzimit nuk i ka interesuar se çka mendojnë gratë. Ne jemi mësuar të shohim nga disa konferenca në disa vende arabe ku mblidhen të gjithë meshkujt dhe mbajnë konferenca për të drejta e grave. Kaq pak ka rëndësi femra në sytë e Gëzimit, sa që ai mundet të vendos jo vetëm për gjithçka tjetër, por edhe për vet femrën pa marrë parasysh farë mendimin e saj. Pra, Gëzimi ka zgjedhur të kërkojë votën dukë i parë si viktima. E nëse i shikojmë statistikat, del së dy të tretat e punëve të botës i bëjnë femrat.

Pozita e gruas në këtë shoqëri, në masë të madhe vazhdon të shihet si objekt për shtëpi. Na ndodhë që ne shpesh të dëgjojmë shprehjen “dua grua për shtëpi”. Por, sigurisht që ato femra nuk janë të lumtura me këtë. Pikërisht gratë në shoqërinë tonë duhet ta luftojnë këtë fenomen, së është një ndër faktorët më të shpeshtë që ka ndikuar në shtypjen e tyre.

Gratë shpesh janë detyruar të ndahen nga burrat e tyre vetëm pse nuk kanë lindur fëmijë, ose burri është martuar përsëri ku në familje vjen një grua tjetër me arsyetimin se “këtë e kemi marrë për fëmijë”. Pra, të lindte fëmijë ishte roli i vetëm i saj në këtë jetë. Kjo është tragjedi që duhet të zhduket.

 

 

 

 

Exit mobile version