Site icon Telegrafi

FiveThirytEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – klubet italiane shihen si autsajdera

Mediumi ndërkombëtar FiveThirytEight ka sjell parashikimin për atë se kush është favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve në këtë edicion.

Chelsea që është kampion në fuqi, nga mediumi parashikohet në gjasat prej 10 për qind, duke zënë kështu vendin e pestë.

Favoriti absolut sipas tyre shihet Manchester City që ka marrë 25 për qind, pesë më shumë se Bayern Munichu.

Foto: fivethirtyeight.com/prsc

Pas tyre renditet Liverpooli që merr 14 për qind, i ndjekur nga Ajaxi që ka një për qind më pak.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain që janë nën Chelsean kanë gjasa në katër për qind.

Foto: fivethirtyeight.com/prsc

Me nga dy për qind vlerësohen Atletico Madridi, Villareali dhe Interi.

Nga FiveThirtyEight, me nga një për qind janë vlerësuar Manchester United, Juventus, Red Bull Salzburg, Benfica, Sporting Lisbona dhe Lille. /Telegrafi/

Exit mobile version