“Fitorja e Sinqertë” thyen rekordin e “Tequila Vava”

Për 24 orë kënga “Fitorja e Sinqertë” në YouTube ka arritur të gjenerojë zyrtarisht 120 mijë shikime, edhe pse besohet se kemi të bëjmë me rreth 200 mijë shikime. Kjo ka bërë që kënga e albumit “Authentic” të jetë në pozitën e 60-të në listën e videove më të shikuara në YouTube, që përbën rekord të ri.
Nuk është ky i vetmi rekord që është thyer nga “Fitorja e Sinqertë” në YouTube Charts. Hiti i lansuar ditë më parë gjendet në pozitën e 16-të të videove më të komentuara në YouTube (rreth 7000 komente), një statistikë kjo vërtet e jashtëzakonshme për një projekt shqiptar në internet.
Pos tjerash, vlen të përmendet se albumi “Authentic” pas publikimit ka zënë vendin e katërt në iTunes të Zvicrës.
YouTube së fundmi ka lansuar shërbimin YouTube Charts që u lejon vizitorëve të shohin statistikat e videove më të shikuara dhe më të diskutuara për një periudhë të caktuar kohore. /Telegrafi/
Update më i fundit nga YouTube Charts:
#1 - Kënga më e komentuar (sot)
#5 – Kënga më e shikuar (sot)
#33 – Kënga më e preferuar (sot)
#10 – Kënga më e votuar (sot)
# 69 – Kënga më e votuar (këtë javë)













































