Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është njëra prej yjeve që fiton më së shumti në tregun e muzikës.
24-vjeçarja besohet se ka fituar 1.2 milion funte prej muajit mars e deri në dhjetor të vitit 2013.
Këtë shifër e fitoi me reklamat për Calvin Klein, DKNY, Rimmelin, Adidasin dhe Material Girl, transmeton koha.net.
Ndërkohë, Daily Mail raporton se Rita në vitin 2012, siguroi të ardhura deri në 1.2 milionë funte me lansimin e vetëm një kënge, atë “I Will Never Let You Down”.