Site icon Telegrafi

Fisnik Syla thyen heshtjen, reagon pas thashethemeve për ndarje nga Fjolla Morina

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Kohëve të fundit është raportuar për një ndarje të këngëtares Fjolla Morina dhe partnerit të saj, biznesmenit nga Gjilani, Fisnik Syla.

Çifti, të cilët i dhanë fund beqarisë në muajin mars, hodhën poshtë aludimet përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

Ka qenë bashkëshorti i artistes ai i cili ka ndarë një imazh të përbashkët në InstaStory duke uruar Festën e Fitër Bajramit.

Fjolla Morina (Foto: Instagram)

Ai theu heshtjen për herë të parë, ndonëse nuk i është adresuar direkt fjalëve që kanë qarkulluar.

Lexo po ashtu Prokuroria e Kukësit bën kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Fjolla Morinës

“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fitër Bajramit. Nga zemra iu urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet e juaja. Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ai.

Pak javë më parë, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për ‘trafik të armëve dhe municionit’.

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version