Site icon Telegrafi

Fiorin Durmishaj realizon dy gola për Panioniosin në Kupën e Greqisë (Video)

Fiorin Durmishaj ka qenë protagonist në natën e sotme në ndeshjen mes Panioniosit dhe Lamiasit.

Sulmuesi i Kombëtares U-21 ka shënuar dy gola në ndeshjen e Kupës së Greqisë.

Golin e parë, shqiptari e shënoi në minutën e 17-të, teksa rezultati ishte në shifrat 1-2, Durmishaj shënoi edhe një herë.

Ai realizoi golin e dytë dhjetë minuta pas fillimit të 45 minutshit të dytë të dytë të çerekfinales.

Durmishaj më pas u zëvendësua në minutën e 65-të, për t’i lënë vendin Nielsenit.

Theksojmë se në ballafaqimin e parë, Panionios e kishte fituar me rezultatin 1-0 dhe tashmë e ka siguruar gjysmëfinalet e Kupës. /Telegrafi/

Exit mobile version