Një burrë ka filmuar veten dhe më pas e ka publikuar videon në Instagram, ku shihet duke shtënë me revole në ajër nga ballkoni i apartamentit të tij në Kent të Anglisë, derisa dëgjohej duke kënduar hitin e yllit të muzikës hip-hop Tupac – Hit Em Up.
I njohur me emrin Flexing Mike, ky burrë i frikësoi tej mase punonjësit e markteve afër apartamentit të cilët vraponin në të gjitha anët, e policia menjëherë reagoi duke u futur brenda dhe prangosur, transmeton Telegrafi.
Drejtori i përgjithshëm i labelit “Truth or Dare”, bërtiste me tërë forcën që kishte nga ballkoni i apartamentit të tij. E sikur kjo të mos i mjaftonte, ai filmonte veten duke shtënë me revole në ajër.
Blerësit dhe punonjësit e marketeve jo larg vendit, filluan të vrapojnë në të gjitha anët nga frika se mund ta pësojnë, kurse policia kur u informua u shfaq menjëherë në apartamentin e tij për ta prangosur. /Telegrafi/