Konflikti u kap në kamera nga rebelët sirianë, të cilët po qëllonin me municion ndaj ushtrisë, të pozicionuar në një fshat.

Në videon, e publikuar nga “World Conflict Films”, SAA-ja gjuan dy raketa, por e para duket se humbet objektivin e saj, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë raketa e dytë mund të shihet qartë se bie mbi trupat rebele, para se të shpërthejë vetëm pak metra larg nga ku kamera ka filmuar.

Video e hedhur në YouTube më 18 Mars ka marrë mbi 43.086 shikime. /Telegrafi/