LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e banesave dhe lokaleve në Rrugën A

Fillon shitja e banesave dhe lokaleve në Rrugën A

Në qendër të Rrugës A, me 150 metra gjatësi buzë rrugës, Prishtina Green Residence fillon shitjen e banesave dhe lokaleve në rrugën më të rëndësishme të Prishtinës.

Projekti i përbërë prej 5 blloqeve (blloku A, B, C, D dhe E), me gjithsej 13 kate, prej tyre 2 kate afarizëm dhe 11 banim, ka hyrë në fazën e shitjes së banesave dhe lokaleve.

Çka vlen të theksohet është kualiteti i lartë i ndërtimit, duke filluar nga fasada, parketi, dritaret, dyert, qeramika dhe të gjitha materialet tjera të përdorura brenda, nga brende të njohura si Barlinek, Schuco, Albaporte dhe Zeus Ceramica.

Lokacioni i Prishtina Green Residence në qendër të Rrugës A, bën që investimi sa më i hershëm në blerje të banesës apo lokalit të jetë lëvizje e duhur sepse për një afat shumë të shkurtër vlera e pronës do të ngritet, gjë e dëshmuar në këtë pjesë të kryeqytetit.

Në këtë projekt ofrohen gjithsej 25 tipe të banesave, duke filluar nga 54m2 deri në 132m2, për t’ju përshtatur të gjitha kërkesave të mundshme për secilën nevojë banimi.

Për ata që dëshirojnë të veçantën, kati IV do të jetë më ndryshe, duke ofruar banesa deri në 180m2, me hapësira më të mëdha, terasa të mëdha, ku i tërë kati është me fasadë xhami.

Sa i përket afarizmit, bizneseve të shitblerjes apo atyre të shërbimeve, pozicionimi i objektit 150m buzë rrugës, në qendër të Rrugës A, i shton vlerë dhe ju siguron se investimi në lokal apo zyrë është 100% i duhur.

Projekti i Prishtina Green Residence do të ofrojë të gjitha shërbimet dhe hapësirat mbështetëse për banim dhe biznese; hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë, parking të mjaftueshëm, siguri me vëzhgim 24/h me kamera.

Për t’u informuar më shumë rreth banesave dhe lokaleve afariste, kontaktoni në 048 888 444.

Artikull i sponzorizuar