Ka filluar me gjysmë ore vonesë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën.
Ndërkaq pak para fillimit të kësaj seance kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë disa minutëshe me kryetarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Siç dihet deputetët e Listës Serbe kanë thënë se do të votojnë kundër Projektligjit për Trepçën.
Në seancë po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës të cilët pavarësisht vërejtjeve që kanë për këtë projektligj kanë vendosur të jenë aty./Telegrafi/