LAJMI I FUNDIT:

Fillon seanca e Kuvendit, nuk votohen rekomandimet e LDK-së dhe VV-së lidhur me vendimin për pagat

Fillon seanca e Kuvendit, nuk votohen rekomandimet e LDK-së dhe VV-së lidhur me vendimin për pagat

Ka filluar të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dështimit të seancës të së martës në një takim me shefat e grupeve parlamentare vendosi që vazhdimi i seancës të mbahet sot.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 49 për vota për, 58 kundër dhe dy abstenime nuk i votuan rekomandimeve e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Votimi lidhur me këto rekomandime u bë dy herë, pasi votimi i parë me 39 vota për, 45 kundër dhe dy abstenime nuk e pranua nga opozita.

Ndër rekomandimet e LDK-së dhe VV-së është shfuqizimi i vendimit për pagat.

Ndryshe, në rend dite është edhe Debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit,  Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës; shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit si dhe Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori