LAJMI I FUNDIT:

Fillon restaurimi i pikturës “Dhoma e gjumit”

Fillon restaurimi i pikturës “Dhoma e gjumit”

Një nga pikturat më të famshme të Vincent van Goghut, “Dhoma e gjumit”, ka kaluar përmes një procesi gjashtëmujor restaurimi.

Ky proces ka ringjallur shkëlqimin e ngjyrave dhe piktura pritet të rivendoset në muzeun e Van Goghut në Amsterdam të premten.

Vincent van Goghut ishte kthyer në studion e tij nga spitali në vitin 1889 ku gjeti një nga pikturat e tij të preferuara të dëmtuar nga lagështia. Piktura "Dhoma e Gjumit" është shumë e njohur. Ajo është riprodhuar në dhomat e hoteleve, kalendarë, libra arti etj., në periudhën në fund të shekullit të 19-të.


Por vetëm tani, 120 vjet më vonë, kjo pikturë i është rikthyer shkëlqimit të saj. "Dhoma e Gjumit është pikturuar në tetor 1888. Punonjësit e muzeut të Van Goghut thonë se kjo pikturë shihet si një nga më të mirat e punës së piktorit. Piktura u hoq nga muzeu në janar dhe rishfaqet në muze përsëri nesër. /VoA/