LAJMI I FUNDIT:

Fillon kampanja “Për një vit më të sigurt në trafik”

Fillon kampanja “Për një vit më të sigurt në trafik”

Policia e Kosovës ka filluar një projekt me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

Projektin është lansuar sot në pikën kufitare Merdarë, dhe e kanë quajtur “Për një vit më të sigurt në trafik”.

Sipas një njoftimi nga Policia, ky projekt është i miratuar edhe nga Ministria e Punëve te Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës.

Broshurat kanë për qëllim që të njoftojnë qytetarët tasi si dhe bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë në Kosovë për gjobat e trafikut si dhe në veçanti kufizimin e shpejtësisë së lejuar.

Ky projekt nuk do të ndalet vetëm në pikën kufitare Merdarë, por broshurat do të shpërndahen edhe në rrugët nacionale, rrugët lokale si dhe pikat tjera kufitare.

“Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (auto-udhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori