Në ceremoninë hapëse që po zhvillohet tani është duke u prezantuar kultura e Azerbajxhanit, vendi mirëpritës i lojërave evropiane.

Shqipëria me sportistët e vet ka parakaluar në stadiumin impozant, teksa pas pak do parakalojë edhe Kosova. 


Kosova sivjet për herë të parë në histori merr pjesë në këto gara olimpike, pas pak pritet të parakalojë edhe ekipi që do të prihet nga kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Ditë më parë, flamurin shtetëror ia dorëzoi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. /Telegrafi/

 

Momenti më i madh në historinë e sportit të Kosovës - vendi jonë me simbole dhe flamur shtetëror në Lojërat Olimpike Evropiane ! DETAJE: https://telegra.fi/1BbA1LH

Posted by Telegrafi.com on Friday, June 12, 2015