LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Koronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv

Filipçe: Koronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ tha se “coronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv”

“Për momentin janë duke u grumbulluar shumë të dhëna, punohet në vaksinën, ndërsa deri atëherë do të jetë i pranishëm. Do të shfaqen valë pacientësh, por me rëndësi është rritja e rasteve të reja të kontrollohet, që të mundet sistemi shëndetësor në mënyrë të përshtatshme të kujdeset për të gjithë pacientët”, tha Venko Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.


53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Lexo po ashtu 53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ai thekson se qytetarët duhet të kujdesen edhe për shëndetin mental të tyre gjatë krizës me COVID-19.

“T’i dallojmë mitet dhe faktet – kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës. Të ndajmë informata të sakta, për mbrojtje efikase prej Covid-19 që të informohemi prej burimeve të besueshme”, potencoi ministri Filipçe në profilin e tij në ‘Facebook./Telegrafi/