LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Jemi të interesuar për të blerë vaksina kineze

Filipçe: Jemi të interesuar për të blerë vaksina kineze

Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”. Informacionin e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili në një intervistë për TV Alsat tha se me ndihmën e ambasadës kineze në vend, tashmë kanë krijuar kontakte me prodhuesit e vaksinave.

“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Pfizer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia do të ndërpres procesin e imunizimit dhe kjo është diçka që na bën të punojmë praktikisht në të gjitha fushat për të siguruar një proces integral, pa pushim, që nga momenti i fillimit të imunizimit, natyrisht me të gjitha vaksinat e sigurta”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Në pyetjen nëse këto vaksina do të paraqesin problem pasi nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, ministri u përgjigj:

“Dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë. Kjo është pikërisht ajo që ata kanë analizuar për pothuajse të gjitha vaksinat që tani janë në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe, natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e tyre”, tha mes tjerash Filipçe.

Gjithsesi, ministri Filipçe pohoi se vendi do të ketë prioritet mekanizmin COVAX të shpërndarjes së vaksinës si dhe marrëveshjen direkte me kompaninë Pfizer, për çka theksoi se do të ketë informacione shtesë gjatë ditës së premte.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Drejtësi
Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Lajme
Kalo në kategori