Site icon Telegrafi

FIFA nuk komenton përfshirjen e Kosovës në kualifikime

Edhe sipas saj, të enjten pritet të hapet dera për pranim Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës së saj nga Komiteti Ekzekutiv.

Sekretari i FFK-së, që ndodhet në Maltë bashkë me Fadil Vokrrin, ku janë të ftuar nga UEFA, tha se pranimi pritet të ndodh në mars të vitit të ardhshëm.

“Ne parashikojmë se në mars do të bëhemi anëtar të plotë të UEFA-s dhe FIFA-s dhe më pas të kapim kualifikimet”, tha Salihu për “The Associated Press’ nga Malta, përcjell GazetaOlle.com.

“Janë dy grupe me nga pesë skuadra, ne shpresojmë se do të jemi si të tjerat në këto kualifikime”, shtoi Salihu.

Në lidhje me këtë mundësi është kontaktuar edhe FIFA.

“Nuk mund të japim ndonjë koment në lidhje me skenarët e mundshëm”, tha FIFA, shkruan GazetaOlle.com.

Edhe i pari i FFK-së beson se do të jenë pjesë e UEFA-s. “Bazuar në angazhim tonë dhe vullnetin e UEFA-s, e cila ka shprehur gatishmërinë për të zgjidhur problemin e Kosovës, ne besojmë se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Maltë do t’i propozojë kongresit një zgjidhje për ne”, theksoi Vokrri.
 

Exit mobile version