FIFA është e korruptuar deri në kupolën e saj drejtuese. Këtë tashmë duhet ta kenë kuptuar të gjithë. Shtatë funksionarë drejtues të shoqatës botërore i kanë arrestuar pak para Kongresit të FIFA-s në Cyrih. Akuza: në bazë të të dhënave të hetuesve të SHBA-ve, për shumë vite është bërë pazar dhe janë shitur të drejtat e transmetimit dhe të tregtimit të turneve futbollistike në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore dhe janë futur në xhep nga kjo gjithsej 100 milionë dollarë ryshfet.
Midis të arrestuarve janë edhe dy nga tetë zëvendëspresidentët e Komitetit Ekzekutiv, të qeverisë botërore të futbollit. Njëri prej tyre, Jeffrey Webb, president i Shoqatave Futbollistike të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe të Karibikut konsiderohet si person i besuar i rëndësishëm të Presidentit të FIFA-s, Joseph Blatter. Vetë zvicerani nuk shfaqet në listën e personave të akuzuar.
Kjo nuk të çudit shumë. Gati gjithmonë në 17 vitet e fundit nën regjencën në FIFA të Blatterit, kur funksionarët e futbollit kanë marrë ryshfet, shefi ka dalë i paprekur, sikur të kishte pasur një mantel të padukshëm përreth vetes. Vetëm njëherë situata për të u bë e vështirë: kur u bë e ditur se në postin e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s ai të paktën ishte i informuar për korrupsionin e funksionarëve të lartë nga partneri i marketingut i FIFA-s, ISL.
FIFA e Blatterit i quajti paratë e ryshfetit si "paradhënie", pagoi një shumë milionëshe dhe e mbylli më 2010 procesin gjyqësor. Përndryshe, Blatteri me buzëqeshje i shpëtoi çdo krize. Dhe kriza ka pasur disa, së fundi kriza e dhënies së diskutueshme të dyfishtë të Kampionateve Botërore më 2018 Rusisë dhe 2022 Katarit. Këtu autoritetet zvicerane tani zhvillojnë hetime zyrtare për shkak të dyshimit për korrupsion.
Me këtë parashije të paqetë duket gati e çuditshme që Blatteri do të zgjidhet sipas të gjitha gjasave të premten në kongresin në Cyrih në mandatin e tij të pestë si shef i FIFA-s. 79-vjeçari mund t’u besojë gati në mënyrë të verbër duartrokitësve të tij nga Afrika, Azia, Amerika e Veriut, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut. Ata do të votojnë për të.
Evropianët, të cilët në fakt Blatteri donte t’i hiqte qafe, rezultuan në fakt si tigra pa dhëmbë. Në një sipërmarrje të drejtuar në mënyrë korrekte, Blatterit do t’i qe dashur prej kohësh të ngrinte plaçkat. Po të kishte pak dinjitet, do t’i duhej ta bënte vetë. Por, ja që FIFA nuk është organizatë e pastër. Çfarë duhet të ndodhë më akoma, që stalla të pastrohet?
Një vetëpastrim nuk po ndodh – megjithë komisionin e etikës të FIFA-s. Mbase dobi do të bëjë vetëm një revolucion. Që të marrë me vete të gjithë sipërmarrjen!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?