Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka konfirmuar aplikimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, më 15 mars, për anëtarësim në këtë institucion.
Në faqen zyrtare të FIFA-s bëhet e ditur se gjithçka do të sqarohet pas kongresit të UEFA-s si konfederatë përkatëse gjeografike.
Si pjesë e procedurave, dy organizatat e mëdha do të vizitojnë Kosovën më 13 dhe 14 prill.
FIFA ka njoftuar se nëse Kosova pranohet në UEFA më 3 maj, atëherë UEFA do të dërgojë një raport përfundimtar në Komitetin e Federatave të FIFA-s për diskutim dhe rekomandin, transmeton koha.net.
Më pas ky Komitet do të prezantojë gjetjet te Komiteti Ekzekutiv, që më pas do të vendosë për aplikacionin e Kosovës, që do të pranohet ose refuzohet në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s.
UEFA për Kosovën do të vendosë në Kongresin që mbahet më 3 maj në Budapest dhe nëse pranohet, aplikimi i FFK-së për pranim në FIFA do të votohet në Kongresin në Mexico City më 13 maj.