Site icon Telegrafi

FFK dënon Ismet Munishin dhe Faruk Statovcin

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), respektivisht Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë, në mbledhjen e vetë të mbajtur sot, ka vendosur ta gjobisë trajnerin Ismet Munishi, të cilin e kishte suspenduar për disa muaj kohë më parë.

“Ismet Munishi, ndihmës trajner në klubin e futbollit Hajvalia, për manifestim të sjelljeve josportive (reagime të ashpra dhe të vrazhda, banale, kërcënuese drejtuar gjyqtarit kryesor Gramoz Shala në minutën e 40-të si dhe personave zyrtar pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës,

Hajvalia – Feronikeli, dënohet me të holla në shumë prej 250 eurosh”, shkruan KD i FFK-së, në vendimin e tij. /Telegrafi/ 

Exit mobile version