Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka treguar edhe njëherë se jo rastësisht gëzon primatin si klubi më i organizuar në vend.
Ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ka arritur marrëveshje me kompaninë e veshjeve, LIG.
Marrëveshja mësohet se është arritur për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërkohë që klubi nga Drenasi pritet të luajë me këto fanella edhe në arenën ndërkombëtare, merr vesh Gazeta Sheshi.
Shifrat e kësaj marrëveshje nuk janë bërë publike.
Në këtë marrëveshje përfshihen tri lloje të fanellave për lojtarë, dy për portierë, tuta sportive dhe si dhe veshje për stërvitje.
Kjo kompani është në bisedime edhe me një klub tjetër të Superligës për ta veshur.