Daily Star shkruan se Ferguson do të përpiqet të nënshkruajë me Schweinin nëse dështon të sigurojë shërbimet e ndonjërit prej mesfushorëve Samir Nasri dhe Wesley Sneijder.
Ferguson është admirues i kamotshëm i gjermanit dhe e sheh atë si zëvendësim të Paul Scholes.
Skocezi është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Dimitar Berbatov si dhe para kesh për të bindur Bayernin të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit. Bavarezët tashmë një kohë kanë shprehur interesim në bullgarin dhe mund të binden nga një ofertë e tillë. /Telegrafi/