Madison Gardner ka qenë duke e hapur derën e shtëpisë së saj në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur një erë e fortë e ka shtyrë për toke.
Sapo ka dalë nga vetura e nënës dhe është nisur të hyjë brenda, katërvjeçarja ka përfunduar diku tjetër, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, shihet momenti dramatik kur ajo “luhatet” siç nuk do të donte.
“E dëgjova duke më thirrur dhe menjëherë e pashë disa metra larg. Fillimisht u frikësua shumë, por më pas i kaloi meqë nuk pësoi ndonjë lëndim” ka thënë nëna e Gardner lidhur me rastin.
Filmimi që ka në sfond një këngë nga Frank Sinatra, po bën gjiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://youtu.be/y-hyTWlm3aM