Një grup peshkatarësh mbetën të habitur kur gjetën veten të rrethuar nga një fenomen i rrallë i dallgëve katrore.
Pamjet e publikuara më poshtë nga një peshkatar, shfaqin detin me dallgë katrore të ngjashme me tavolinën e shahut, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen i çuditshëm u filmua në brigjet e Turqisë, ku dallgët katrore shkaktohen kur dy dallgë lëviznin në drejtime dhe trajektore të kundërta.
E dallgë të tilla janë shpesh të rrezikshme, për faktin se janë deri në 10 metra të larta dhe mund të rrezikojnë anijet dhe ekuipazhet e tyre.
Sipas Agjencisë Evropiane Hapësinore, të dhënat e mbledhura nga 1995 deri më 1999 shfaqin një hapësirë të madhe të detit ku shfaqet ky fenomen. /Telegrafi/