Site icon Telegrafi

“Femrat janë degjeneruar në Shqipëri”, Stresi merr kritika të shumta për deklaratën: Nuk i doni njerëzit si unë që ua plasin realitetin në fytyrë

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, gjatë këtyre ditëve ka qenë prezent në shumë prej medieve shqiptare.

Ai ka dhënë disa intervista, ndërkohë që në njërën prej tyre tha se ‘femrat në Shqipëri janë degjeneruar shumë’.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta duke marrë mesazhe të ndryshme dhe për këtë ka bërë një sqarim në InstaStory.

Stresi (Foto: Instagram)

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se nuk i ka përfshirë të gjitha femrat, por që momentalisht po mbizotëron degjenerimi total.

“Unë kurrë pa me bo diçka nuk dal nga vetja. Ndaj shoh disa sms te disa zoçkave nëpër Tiranë që iu kam prish shumë punë pse kam thënë femrat sot janë degjeneruar në Shqipëri, mirëpo unë nuk flas kurrë në numrin shumës se ka edhe vajza të mira sa të duash”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu E shau dhe e ofendoi rëndë një vit më parë, Stresi flet për Einxhel: Ajo nuk mund të quhet VIP, nuk i kam kërkuar falje

“Por aktualisht po mbizotëron kur***** dhe degjenerim total hajt shëndet e di si doni njerëzit unë që ju plas realitetin në fytyre, por kështu jam nuk bëhem ndryshe”, tha më tej 35-vjeçari.


Stresi këto ditë pas një kohe të gjatë është pajtuar me rivalin e tij, reperin Noizy. /Telegrafi/

Exit mobile version