Drejtuesit e FXHK-së e informuan ministrin Shala me aktivitet e gjertanishme të Federatës, me programin e realizuar, si dhe për përgatitjet intensive që po bën kjo federatë rrethpjesëmarrjes së Kosovës në garat ndërkombëtare, veçmas në Lojërat Olimpike “Rio 2016. “
Ministri Shala u shpreh se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në, në funksion të përmirësimit të kushteve për funksionim sa me efikas të federatës, siç është praktika e fundit e memorandumeve, me çka janë krijuar kushte më të mira për funksionimin e federatave dhe realizimin e programeve të tyre.