LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Ne as nuk kemi filluar të shohim fundin e COVID-19

Fauci: Ne as nuk kemi filluar të shohim fundin e COVID-19

Coronavirusi është “qartë sfida më e madhe” e shëndetit publik me të cilën jemi përballur ndonjëherë – përfshirë HIV, Ebola, Anthrax dhe Zika.

Kështu, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ka thënë Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, gjatë një konference me Stanford School of Medicine të hënën.


“Ne nuk kemi filluar as ta shohim përfundimin e tij”, citohet të ketë thënë Fauci për virusin.

Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten nëpër SHBA dhe administrata Trump shtyn të rihapin shkollat, Fauci ka vazhduar në mënyrë aktive të paralajmërojë për seriozitetin e pandemisë.

Fauci i tha Wall Street Journal javën e kaluar se vendi duhet të kontrollojë turmat, t’i bëjë njerëzit të veshin maska dhe të bëjnë një punë më të mirë në distancën fizike.

Fauci vuri në dukje se për të rikthyer fëmijët në shkollë këtë vjeshtë, vendi duhet të mbajë kontrollin mbi pandeminë.

Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus në gjithë botën ka kaluar 13 milionë, bëjnë të ditur të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, SHBA-ja dhe Brazili prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe me numër të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori