LAJMI I FUNDIT:

Fauci në kundërthënie me Trumpin: Ndoshta kurrë nuk do të zhduket coronavirusi

Fauci në kundërthënie me Trumpin: Ndoshta kurrë nuk do të zhduket coronavirusi

Bota nuk do të mund ta zhdukë kurrë coronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efektive mund të ndihmojnë për ta vendosur nën kontroll, tha mjeku Anthony Fauci.

Përfundimi i nxjerrë nga eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA është në kundërthënie me pretendimet e përsëritura të presidentit, Donald Trump se virusi përfundimisht do të “largohet”, raporton CNN.


Twitter dhe Facebook bllokuan përkohësisht llogaritë e Trumpit, presidenti publikoi "fake news" për COVID-19
Lexo po ashtu Twitter dhe Facebook bllokuan përkohësisht llogaritë e Trumpit, presidenti publikoi "fake news" për COVID-19

Shkencëtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara mund ta neutralizojnë virusin vetëm me një vaksinë të mirë dhe masa të kujdesshme të sigurisë – si maska, larja e duarve dhe distanca sociale, transmeton Telegrafi.

“Mund të kemi nevojë të kalojmë një sezon të tij dhe pastaj në sezonin e ardhshëm, nëse kemi një vaksinë atëherë nuk do të kemi një pandemi, nuk do të jetë imobilizues i botës, nuk do të shkatërrojë ekonominë”, tha 79-vjeçari.

Të paktën 39 shtete duke përfshirë Uashingtonin, kanë vendosur një lloj rregulli që mandaton përdorimin e maskave gjersa kompanitë farmaceutike po përparojnë në zbulimin e një vaksine, e cila mund të jetë në duart e njerëzve në vitin 2021. Akoma, kombit i mungon një përgjigje kohezive ndaj virusit, tha Fauci.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 4.83 milionë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 159 mijë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori