Kreu i ekipit në luftën kundër pandemisë së coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, ka zbuluar se Shtëpia e Bardhë ka “pasur bisedime serioze” me Qendrën për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), lidhur me rekomandimet që njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 të mund të kalojnë kohën së bashku.

“Mezi po pres që të miratohen këto rekomandime, që të mund ta përqafojë bijën time pas më shumë se një viti”, ka thënë për CNN, Fauci, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se ka vlerësuar rrezikun e COVID-19, duke pranuar se është zvogëluar dukshëm për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës – edhe pse sipas tij virusi ende nuk është zhdukur plotësisht.

“Më në fund po fillojmë t’i dëgjojmë njerëzit. Çdo herë e më shumë njerëzit po vaksinohen, tani do të mund të shijoj darkën me tërë familjen, njerëzit do të mund të më vizitojnë në shtëpi”, ka shtuar Fauci. /Telegrafi/