LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Maskimi i dyfishtë është më efektiv në ndalimin e përhapjes së COVID-19

Fauci: Maskimi i dyfishtë është më efektiv në ndalimin e përhapjes së COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha të hënën se mbajtja e dy maskave, ka të ngjarë të jetë më efektive për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Kur u pyet nëse maskimi i dyfishtë ose përdorimi i një maske N95 bën një ndryshim, mjeku amerikan pohoi se ka të ngjarë ta bëjë.


“Sepse, dua të them, kjo është një mbulesë fizike për të parandaluar futjen e pikave dhe virusit”, tha Fauci, raporton cnn.

“Pra, nëse keni një mbulesë fizike me një shtresë, vendosni një shtresë tjetër, ka kuptim të thjeshtë që ka të ngjarë të jetë më efektive dhe kjo është arsyeja pse i shihni njerëzit ose të maskojnë dyfish ose të bëjnë një version të një N95”, pohoi ai.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve iu rekomandojnë njerëzve të mbajnë maska në ambiente publike dhe kudo që do të jenë pranë njerëzve të tjerë dhe thotë se njerëzit duhet të mbajnë maska që kanë dy ose më shumë shtresa pëlhure që përshtaten mirë në hundë dhe gojë. /Telegrafi/