LAJMI I FUNDIT:

Fauci kritikon qytetarët për sjellje të pahijshme gjatë kohës së pandemisë: Shoqërimi nëpër bare është i keq, duhet ta ndalim

Fauci kritikon qytetarët për sjellje të pahijshme gjatë kohës së pandemisë: Shoqërimi nëpër bare është i keq, duhet ta ndalim

Drejtori i Institutit Kombëtar për alergji dhe sëmundje ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci, ka kritikuar ashpër qytetarët për sjelljet e pahijshme gjatë kohës së pandemisë, e më së shumti ka kritikuar ata që po qëndrojnë nëpër bare dhe po konsumojnë alkool.

Siç raporton Business Insider, Fauci ka theksuar se “pijanecët” siç i ka quajtur ai, po e rrezikojnë tërë shoqërinë nga rritja e numrit të vdekjeve si pasojë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Baret nuk janë të mirë në këtë kohë. Shoqërimi nëpër bare është shumë i keq. Duhet ta ndalojmë këtë menjëherë”, ka deklaruar Fauci.

Ai është shprehur tejet i brengosur për shkak të shpërthimit të virusit në katër shtete amerikane, Floridë, Teksas, Kaliforni dhe Arizonë, ku sot është shënuar një shifër rekorde e të prekurve me COVID-19.

“Tani kemi 40 mijë tjerë të infektuar me coronavirus. Nuk do të habitesha nëse do të arrinim në 100 mijë brenda 24 orëve”, ka shtuar Fauci.

Sipas informacioneve më të fundit, më shumë amerikanë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi sesa në luftërat në Vietnam, Kore, Irak dhe Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori